Gjashtë finalistët e tri garave të UEFA-s

Futboll

Gjashtë finalistët e tri garave të UEFA-s

Më: 6 maj 2022 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Dje u bënë të ditur edhe finalistët e dy kompeticioneve tjera të UEFA-s, Europa League dhe Conference League.

Nga Europa League në finale do të përballen Frankfurti dhe Rangers, kurse në atë të Conference Leagues përballen Roma dhe Feyenoordi.

Ndërkohë, të mërkurën u kompletua edhe çifti finalist i Champions Leagues, aty ku do të takohen Real Madridi dhe Liverpooli.

Nga pesë ligat më të forta të Evropës, vetëm Franca nuk ka ekip në tri finalet e garave të UEFA-s.

Anglia, Spanja, Italia, Gjermania, Holanda dhe Skocia janë shtetet nga vijnë gjashtë ekipet finaliste të tri kompeticioneve të UEFA-s në këtë sezon.

Finalja e Champions Leagues do të zhvillohet më 28 maj në Paris, ajo e Europa Leagues më 18 maj në Sevilla të Spanjës, kurse finalja e Conference Leagues do të luhet në Tiranë në “Air Albania Stadium” më 25 maj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat