Tashmë është zyrtare, Mikel Arteta ka vijuar bashkëpunimin me klubin e Arsenalit për të paktën edhe tre vite të tjera.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i “Topçinjve” të Londrës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ku njoftojnë se trajneri spanjoll ka firmosur rinovimin e kontratës deri më 30 qershor 2025.
40-vjeçari iberik është në krye të skuadrës së Arsenalit që nga 22 dhjetori i vitit 2019, ku gjithsej ka koleksionuar nga 126 ndeshje, 71 fitore, 20 barazime dhe 35 humbje.
Përveç Arsenalit, Mikel Arteta ka qenë edhe asistent i ekipit të parë të Mançester Sitit.
Aktualisht “Topçinjtë” në Premier Ligë renditen në zonën Champions, në vendin e katërt në kuotën e 63 pikëve, ku kanë ende dhe katër sfida deri në përfundimin e kampionatit.