Mbrojësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka shpjeguar pse refuzoi ofertat për të qëndruar në “Camp Nou”.
Qendërmbrojtësi ishte subjekt i ofertave të shumta me kontratën e tij të vjetër që skadon në 2023, por në vend të kësaj uruguaiani nënshkroi një marrëveshje të re me katalunasit.
Me kontratën e re, ai do të jetë pjesë e blaugranëve deri më 2026.
Araujo për Sport tha: “Ishte gjithmonë dëshira ime. Rinovimi është një lumturi e madhe.
Jam në klubin më të mirë në botë dhe është një shpërblim për punën e bërë. Besimi që klubi ka tek unë do të thotë që unë po i bëj gjërat mirë”.