Fejenoordi arriti një rezultat historik me suksesin ndaj Marsejës që i lejojë kësaj skuadra arritjen në finalen e madhe të Tiranës.
Në konferencën për shtyp trajneri i skuadrës holandeze, Arne Slot nuk e fsheu gëzimin për këtë arritje, teksa theksoi se askush nuk besonte te skuadra e tij në fillim dhe se finalja me Romën do të jetë një poster i bukur për ndeshjen e Tiranës.
“Duket e pabesueshme, askush nuk besonte te ne në fillim, por ja dolëm të shkonim në Tiranë.
Është një hap i madh për këtë skuadër, shpërblehet puna e grupit.
Ndonjëherë të duhet edhe pak fat për t’ia dalë.
Fejnord-Roma do të jetë një poster i bukur për finalen.”, u shpreh Slot.