Paris Saint-Germain ka pësuar humbje të barabarta me 224,3 milionë euro në sezonin 2020/21, me një rritje të deficitit me 80% në krahasim me sezonin paraardhës.
Këtë e ka zbuluar raporti vjetor i autoritetit financiar i futbollit francez (DNCG). Deficiti marramendës i PSG-së është shkaktuar nga një sezon që është kushtëzuar nga pandemia Covid-19, me ndeshje të luajtura me dyer të mbyllura.
Një situatë që ka bërë që të ardhurat nga shitja e biletave të ulen nga 36,05 milionë euro në vetëm 961 mijë euro, ndërsa rrogat e lojtarëve janë rritur me 21%, duke shkuar në 503 milionë euro.
Bilanci për sezonin 2021/22 pritet jetë shumë herë më mirë edhe për shkak të yjeve të marrë nga parisienët në ekip në merkaton e verës së kaluar.
Leo Messi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma janë transferuar në Parkun e Princave të tre me kosto zero dhe fitimet nga shitjet e fanellave të tyre, veçanërishto nga ajo e argjentinasit, duhet ta përmirësojnë ndjeshëm bilancin.
Një tjetër faktor shumë i rëndësishëm për rritjen e të ardhurave do të jetë edhe kthimi i tifozëve në stadium ashtu si edhe triumfi në Ligue 1.