Ish-futbollisti dhe përfaqësuesi i Sierra Leones, Lamin Conteh, i njohur edhe si Junior Tumbu, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin shtetëror në Kenema, pas një sëmundjeje të shkurtër.
Ai vdes në moshën 45 - vjeçare.
Conteh ishte një nga futbollistët më të mëdhenj në Sierra Leone, i dashur në atdheun e tij për driblimin e tij të mrekullueshëm.
Si lojtari më i talentuar në këtë vend afrikan, ai ishte një mesfushor ofensivë dhe luajti 18 ndeshje për kombëtaren dhe shënoi katër gola nga viti 1994 deri në 2002.
Në moshën 18-vjeçare, ai përfaqësoi Sierra Leonen në Kupën e Kombeve Afrikane në Tunizi në vitin 1994 dhe ndihmoi ekipin të kualifikohej për Kupën e Kombeve në Afrikën e Jugut dy vjet më vonë.
Ai luajti për një numër klubesh duke përfshirë në Belgjikë Bershot dhe Meppen dhe Portugali Boavista dhe Varzim.