Tifozëve të Feyenoord ju plotësua dëshira për të udhëtuar në Tiranë, aty ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Konferencës.
Në ndeshjen e parë në Holandë, tifozët e klubit nga Rotterdam kishin vendosur të shpalosnin flamurin ‘Road to Tirana’, kundërshtari i parë ishte skuadra e Dritës nga Gjilani.
Intelektualët u eleminuan në sekondat e fundit të ndeshjes, ndërsa Feyenoord vazhdoi rrugën për të siguruar një biletë në Ligën e Konferencës.
Feyenoord arriti që të kualifikohet në fazën e grupeve, madje duke arritur deri në finalen e madhe që do të luhet në Tiranë, ku skuadra holandeze do të jetë kundërshtar i Romës së Jose Mourinhos.
Flmauri i shpalosur në ndeshjen e parë doli të jetë i qëlluar nga tifozët kuqebardhë, duke e bërë ëndrrën e tyre realitet.