Mbappe ende pa marrëveshje për kontratë me ndonjë klub

Futboll

Mbappe ende pa marrëveshje për kontratë me ndonjë klub

Më: 6 maj 2022 Në ora: 15:46
Mbappe ende pa marrëveshje për kontratë me ndonjë klub

Kylian Mbappe nuk ka arritur ende një marrëveshje për kontratë me Paris Saint-Germain ose ndonjë klub tjetër, sipas nënës së superyllit francez.

Gazeta franceze "Le Parisien" raportoi të enjten se Mbappe ishte afër arritjes së një marrëveshje në parim për të zgjatur qëndrimin e tij në Paris deri në qershor 2024.

Fayza Lamary, nëna e fituesit të Kupës së Botës 2018, më vonë u reagoi për të hedhur poshtë raportimet se Mbappe ka vendosur ndonjë gjë për të ardhmen e tij.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në parim me Paris Saint-Germain [ose ndonjë klub tjetër]”, shkroi ajo në Twitter.

Mbappe ka shënuar 35 gola dhe ka dhënë 19 asistime për skuadrën e Mauricio Pochettino në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat