Të paktën 30 tifozë të Aintraht Frankfurtit janë arrestuar në ndeshjen kundër Uest Hamit, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës Europa.
Gjermanët po tentonin t’i sulmonin tifozët e skuadrës londineze pas përfundimit të ndeshjes.
Për ta parandaluar ndonjë eskalim të situatës, policia u detyrua të përdorë topa uji ndaj përkrahësve të Frankfurtit që nuk shpërndaheshin nga rrugët e qytetit.
Dhuna po ndodhte në “Berliner Strasse” pranë bashkisë së qytetit.