Marrëveshja për rinovimin e kontratës së Gavit me Barcelonën është gjithnjë e më afër.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur Italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, marrëveshja e re tani gjithnjë e më afër dhe negociatat janë avancuar mirë.
Propozimi i Barçës u vlerësua nga ana e Gavit, edhe pse ka ende detaje për të diskutuar, por tani është shumë afër.
Raporti i Romanos shton se do të ketë një takim të ri javën e ardhshme mes agjentit të Gavit dhe Barcelonës për të diskutuar detajet përfundimtare të kontratës së re dhe për të përfunduar marrëveshjen.
Mesfushori i talentuar është i kënaqur me propozimin dhe marrëveshja e re është çështje kohe.