Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe në fundjavë me xhiron e 34-të.
Tashmë vëmendja kryesore është tek lufta për mbijetesë dhe tek skuadrat që do t’i ikin barazhit.
Prishtina, Dukagjini, Malisheva dhe Drenica po luftojnë për t’i ikur vendit të tetë – vendi që dërgon në barazh.
E gjithë vëmendja do të jetë në Malishevë, aty ku do të takohen Malisheva e Drenica.
Humbësi i kësaj ndeshjeje pothuaj sigurt do të luajë në barazh.
Gjithsesi, interesant do të jetë edhe në Gjilan ku Drita është nikoqire e Dukagjinit.