Me AF Elbasanin që është shpallur kampion, në Kategorinë e Dytë sezonin e ardhshëm, do të luajë dhe Valbona që e mbylli kampionatin në vendin e dytë.
Delviva e vendit të tretë do të luajë në play-off me fitueset e play-out të Kategorisë së Dytë për të siguruar ngjitjen një kategori më lart.
Pas përfundimit të ndeshjes së sotme, AF Elbasanit ju dorëzuar edhe trofeu i kampionit nga zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Agim Mone.
U luajt ditën e sotme në Qendrën Sportive Kamëz ndeshja e fundit e sezonit 2021-2022 e kampionatit kombëtar të Kategorisë së Tretë, KF Delvina – AF Elbasani, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 1-5 për AF Elbasanin.
Kjo skuadër e krijuar vetëm një vit është shpallur gjithashtu edhe kampion në këtë kategori duke siguruar në këtë mënyrë dhe ngjitjen një kategori më lart për sezonin e ardhshëm.