Lojtari i Prishtinës rrezikon dënim të rëndë me burg nëse shpallet fajtor

Futboll

Lojtari i Prishtinës rrezikon dënim të rëndë me burg nëse shpallet fajtor

Më: 6 maj 2022 Në ora: 19:16
Lojtari i Prishtinës rrezikon dënim të rëndë me burg nëse shpallet fajtor

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John është raportuar sot se është arrestuar nga Policia e Kosovës derisa dyshohet për veprën “trafikim me qenie njerëzore”.

“Prishtinë 05.04.2022 – 07:00. Në lidhje me rastin është raportuar se me 05.05.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Nigerisë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

John që është pjesë e Prishtinës tash e një kohë të gjatë, nëse shpallet fajtor rrezikon një dënim të rëndë. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës dënimet për vepra të tilla parashihen nga 5-12 vjet burg.

“Neni 165

Trafikimi me njerëz

Kushdo që merr pjesë në trafikimin e njerëzve dënohet me gjobë dhe me burgim prej pesë

(5) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, shkruhet në Kodin Penal të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat