Empoli po barazon në pjesën e parë 2:2 ndaj Interit. Shqiptari Kristijan Asllani realizon për Empolin.
Shënues: Pinamonti 5′, Asllani 28′. INteri barazon shpejtë: Romanjoli (A.G) 40′, Lautaro 45′.
Interi pret në shtëpi Empolin në sfidën e javës së 36-të të Serisë A, ku zikaltrit kërkojnë me ngulm 3 pikët për garën për titull.
Skuadra e Inzagit ndodhet në vendin e dytë momentalisht, me vetëm dy pikë larg Milanit kryesues dhe në raast fitoreje, do të shpresojë te një gabim i kuqezinjve në sfidën me Veronën.
Nga ana tjetër, Empoli ka aktivizuar dy shqiptarë, me Bajramin dhe Asllanin që do të kërkojnë t’i hapin punë Inzagit.