Reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija, ka shënuar për fitoren e Paderbornit, me rezultat 2:0 ndaj Sandhausenit, në takimin e javës së 33-të në Bundesliga II.
Muslija ka treguar formë të mirë duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij.
Ai u paraqit standard. Golat u realizuan nga Muslija (27') e Klement (60').
Florent Muslija u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar për statistika “Soffascore” dhe Philipp Klement me notën 8.4, lojtar i ndeshjes.
Paderborn zë vendin e gjashtë me 51 pikë e Sandhausen është i 15-ti me 38.