Skuadra e Lille-s si vendas pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Monaco, në takimin e javës së 36-të të Kampionatit të Francës.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit nga minuta e 56-të.
Zhegrova me ekip pati një mbrëmje të keqe.
Për Lille-n shënoi Gomes (69') dhe për Monacon Tchouameni (42' e 75').
Monaco është në vend të dytë me 65 pikë e Lille i dhjeti me 51.