Darmshtadti është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Fortuna e Dyzeldorfit.
Ndeshja e sotme ishte një “finale” e parakoshme për “zambakët“, të cilët vështirësojnë së tepërmi ngjitjen për në Bundesligë.
Titullar nga minuta e parë ishte edhe Klaus Gjasula, i cili e la ndeshjen përpara kohe.
Jo për shkak zëvendësimi, por për shkak të “vesit të keq“ që e përndjek edhe këtë mbëmje.
Një faull në minutën e 87 detyron arbitrin të nxjerrë dy herë kartonin e kuq. I pari ishte në drejtim të Ginczekut, ndërsa i dyti në drejtim të Gjasulës.
Mesfushori shqiptar mori kartonin e dytë të verdhë, duke dalë kështu nga fusha e lojës. Darmshtadti gjendet në vendin e dytë në tabelën e renditjes me 57 pikë të grumbulluara.
Megjithatë, ekipet ndjekëse kanë vetëm 3 pikë më pak, si dhe një ndeshje më tepër për të luajtur.