Eniss Shabani ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e Mainzit.
18-vjeçari, i cili stërvitet në akademinë e të rinjve të klubit gjerman që nga janari i vitit 2015, ka kontratë të vlefshme deri në vitit 2025.
Shabani është talenti i pestë që nënshkruan kontratë profesionale me Mainzin.
Mesfushori së fundmi u ftua për herë të parë nga Kombëtarja U19 e Gjermanisë.
“Eniss Shabani ka mundësinë të trokasë në derën e Bundesligës.
Ai është duke u stërvitur me ne që nga viti 2015, iu bashkua skuadrës së stërvitjeve profesionale në gjysmën e dytë të sezonit dhe tashmë ka luajtur shumë ndeshje për skuadrën tonë U23 këtë sezon. Eniss tani ka mundësinë të bëjë hapin e radhës me ne”, tha drejtori sportiv i Mainzit, Martin Schmidt.
“Në shtatë vitet që Eniss ka qenë me ne, ai është zhvilluar vazhdimisht dhe e ka ndjekur rrugën e tij me disiplinë dhe konsistencë të madhe. Ai ka fituar kapërcimin në fushën profesionale. Nëse Eniss vazhdon të punojë shumë për veten e tij, rruga drejt futbollit profesionist është e hapur për të”, tha Volker Kersting, drejtor i futbollit të të rinjve në klubin e Mainzit.