Ylli i Torinos, Andrea Belotti raportohet se mund të jetë pasues i Victor Osimhen te Napoli.
Klubi nga ‘Diego Maradona’, sipas medieve italiane, është duke kërkuar zëvendësuesin e Osimhen, i cili duket se ka vendosur të largohet nga skuadra ‘napolitane’ në fund të këtij sezoni.
Belotti thuhet se gjatë afatit kalimtar të kësaj verë, do të largohet nga torinezët si një transferim i lirë.
Drejtuesit e Napolit pëlqejnë sulmuesin italian, të ciline e shohin lojtar adekuat për të mbuluar hapësirën që do ta lë Osimhen.
Krerët e Napolit mësohet se janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e Belottit, të cilin synojnë ta kenë në skuadër për sezonin e ardhshëm.