Një transferim i bujshëm mund të ndodh gjatë kësaj verë.
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola duket se është duke u përgatitur që të godas rivalin lokal, Manchester Unitedin.
Tekniku spanjoll sipas medieve britanike, është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit të Paul Pogba-s.
Reprezentuesi francez, gjatë kësaj verë, pritet të largohet nga ‘Old Traffordi’. Guardiola mësohet se do të provoj ta marr francezin si transferim i lirë pasi Pogba në muajin qershor, mbyll kontratën me ‘Djajtë e Kuq’.
Francezi prej kohësh kërkohet nga PSG, Real Madrid dhe ish-klubi i tij, Juventus.
Por, tashmë thuhet se edhe City ka hyrë në garë për francezin. Kjo verë pritet të jetë e nxehtë për klubet që synojnë të transferojnë mesfushorin 29 vjeçarr.