Tuchel flet për Lukakun

Futboll

Tuchel flet për Lukakun

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:49
Tuchel flet për Lukakun

Barcelona kërkon që gjatë merkatës së verës të transferojë një sulmues, i cili duhet të udhëheqe skuadrën me gola, dhe për këtë drejtuesit katalanas kanë shfaqur interesimin e tyr epër ish-sulmuesin e Interit, Romelo Lukakun.

Kur flitej se mes palëve kanë nisur edhe kontaktet e para, gjithçka ka ndryshuar, pasi siç duket Chelsea nuk ka ndërmend t’a lëshojë sulmuesin belg.

Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, mohoi çdo thashethem për një largim të mundshëm të Romelu Lukaku-t këtë verë.

“Unë gjithmonë dua që ai të jetë një element i rëndësishëm. Për momentin, ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Nuk ka asnjë lojtar që do të largohet për shkak të situatës. Ne kemi nënshkruar me një lojtar të madh, kemi ende një lojtar të madh”, deklaroi gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat