Liverpool dhe Tottenham Hotspur do të zhvillojnë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme deri më tani në këtë sezon.
Këto dy skuadra do të përballen sonte mes vete, teksa objektivat e tyre janë të ndryshme.
Liverpooli synon pikët e plota për të vazhduar garën e ngushtë me Manchester Cityn për titullin e kampionit.
“Të Kuqtë” janë në pozitën e dytë në tabelë me 82 pikë, teksa “Qytetarët” janë në krye me një pikë më shumë.
Në anën tjetër, Tottenhami synon pikët e plota për të vazhduar garën me Arsenalin për pozitën e katërt, e cila dërgon në Ligën e Kampionëve.
Spurs me 61 pikë ndodhen në pozitën e pestë, teksa “Topçinjtë” janë një pozitë më lartë me 63 pikë.
Liverpool – Tottenham Hotspur do të zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 36-të në Premierligë.