Chelseat raportohet se i është ofruar mundësia për të transferuar Kalidou Koulibalyn në afatin kalimtar të verës.
Mbrojtësi senegalez shihet si zëvendësues i Antonio Rudigerit, i cili do të largohet nga “Stamford Bridge” pas përfundimit të sezonit.
Sipas mediave italiane, Koulibaly i është ofruar Chelseat dhe se tani varet nga situata e klubit londinez. “Blutë” momentalisht nuk mund të transferojnë ndonjë futbollist si shkak i sanksioneve ndaj Roman Abramovichit.
Agjenti i lojtarit, Fali Ramadani, thuhet se i ka ofruar Chelseat mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit në afatin e verës për një çmim prej 35 milionë eurove.
Kontrata e 30-vjeçarit me napolitanët skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
Kjo mund të “detyrojë” klubin italian ta shesë Koulibalyn këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin tjetër.