Sot zhvillohen ndeshjet e javës së parafundit të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll, Grupi i Perëndimit.
Presioni është të skuadra shqiptare Voska nga Ohri e cila synon të ruajë vendin e dytë, që shpie direkt në barazh për të kërkuar një vend për në elitë.
Voska në dy xhiron e fundit hyn me tri pikë epërsi ndaj Vardarit dhe sot mund të vulos play-off-in, përkatësisht, skuadra e Ohrit duhet të mposht Besën në shtëpi dhe Vardari të mos fitojë ndaj Sileksit, ku edhe gjithçka do të përfundojë.
Tabela: Sileksi 65 pikë, Voska 55, Vardari 52, Teteksi 35, Gostivari 33, Besa 32, Ohrid 28, Korabi 26, Veleshta 17, Kadino 6 pikë.
Ndeshjet e javës së 26-të, ora 17.00
Voska - Besa
Vardari - Sileksi
Teteksi – Korabi
Gostivari – Ohrid
Kadino - Veleshta