Te derbi i shqiptarëve në La Liga

Futboll

Te derbi i shqiptarëve në La Liga

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:52
Uzuni

Bashkë me fundjavën vijnë përpara ekranit edhe legjionarët shqiptar. Armando Broja do të ketë shansin e tij kundër Brentfordit pasditen e sotme, ku do të përpiqet të rigjejë golin që po i mungon prej kohësh.

Ndërkohë në La Liga rezervohet një derbi shqiptarët. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin dhe Vedat Muriqin.

Njëri do të mbajë veshur fanellën e Granadës, ndërsa tjetri atë të Majorkës. Në fund qëllimi do të jetë i njëjtë për të dy, tre pikët mjaft të vyera për lu.ftën për mbijetesën.

Në Serinë A, pritet të luajnë Berisha dhe Vojvoda, të cilët do të përballen me Napolin e Amir Rrahmanit. Në mbrëmje shansin e tij do e ketë edhe portieri tjetër i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili ka për detyrë të mbajë rrjetën e paprekur përballë Sampdorias.

Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:

Premier Ligë

16:00 Brentford – Sauthempton

La Liga

14:00 Majorka – Granada

Seria A

15:00 Torino – Napoli

20:45 Lacio – Sampdoria

Austri

17:00 Admira – Tiroli

Francë

19:00 Grenoble – Ajaccio

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat