Pioli paralajmëron Interin

Futboll

Pioli paralajmëron Interin

Më: 7 maj 2022 Në ora: 15:19
Pioli paralajmëron Interin

AC Milan nesër luan sfidën e radhës kundër Veronës, një ndeshje tejet e rëndësishme për ‘Rossonerët’ në garën për titull të kampionit.

Dy rivalët e përbetuar në Itali, Inter dhe Milan janë duke bërë garë të zjarrtë për Scudetto.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli në konferencën për media, para duelit me Veronën, tha se skuadra e tij, tani duhet të tregoj se jo vetëm që është e mirë, por që është më e mira.

“Tani jemi në një pikë ku të gjitha ndeshjet do ta kenë peshën të madhe. Kam parë vëmendje dhe motivim të madh. E dimë që Verona mund të na krijojë vështirësi, por vështirësitë e hasura kohëve të fundit në bëjmë të rritemi edhe me shumë”, tha Pioli.

“Është koha të tregojmë se jo vetëm jemi të mirë, por se jemi më të mirët”, theksoi strategu italian.

Pioli shpreson se skuadra e tij, do të tregojë formë të mirë në duel me Veronan, në mënyrë që të marrë rezultat pozitiv në rrugën drejt titullit të kampionit.

Aktualisht Interi kryeson në Serie A me 78 pikë të tubuara, një më shumë se Milani që është e dyta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat