Vedat Muriqi përjetoi katastrofë! Uzuni shënon

Futboll

Vedat Muriqi përjetoi katastrofë! Uzuni shënon

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2022 Në ora: 16:04
Vedat Muriqi përjetoi katastrofë! Uzuni shënon

Vedat Muriqi edhe pse asistoi nuk i mjaftoi Mallorca-s për rezultat të favorshëm.

Mallorca poshtërohet si vendas duke pësuar humbje me rezultat 6:2 nga Granada, në takimin e javës së 35-të të Kampionatit të Spanjës. 

Reprezentuesi i Kosovës, Muriqi, sot përjetoi katastrofë, që do ta mbajë mend. 

Myrto Uzuni, reprezentuesi i Shqipërisë, futet në lojë në minutën e 62-të dhe pas 16 minutave shënoi për 2:5.

Për Granada-n shënuan Suarez (6'), Escudero (46'), Puertas (55'), Molina (69'  90'), Uzuni (78') dhe për Mallorca-n Sevilla (28')e Raillo (58'). Muriqi asistoi në minutën e 28-të por pa vlerë.

Granada renditet në vend të 16-të me 34 pikë e Mallorca në të 17-tin me 32.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat