Gjeneratave të vjetra si sot iu kujtohet ish futbollisti Sami Dobreva, aktualisht jeton e vepron në Londër të Anglisë.
Ish mesfushori i shquar nga Mitrovica përkatësisht ish lojtar i skuadrës së futbollit Rudari nga Stan Tërgu, në fund të viteve të 80-ta vazhdoi karrierën në Goshk Jug të Dobrovnikut në Kroacisë, atëkohë anëtar i Ligës së Dytë të ish Jugosllavisë, ku ka pasur për rivalë edhe Prishtinën dhe Lirinë e Prizrenit.
Dobreva së bashku me Agim Xhafën e Pejës luanin për Goshk Jugun, dy titullarë të padiskutueshëm të asaj kohe, të cilët kaluan periudhë shumë të mirë në klubin e bregdetit kroat.
Edita Dobreva, futbolliste
Ai sot është 55-vjeçar dhe jeton e punon si ndërtimtar në Londër.
Vajza e tij, Edita, luan me sukses në ekipin Bellerikin të Ligës së Tretë të Anglisë.
“Bota sot”: Që sa vite jeni në Londër?
Sami Dobreva: Në Londër prej vitit 1998! Shtatë vite isha në Slloveni dhe 6 muaj në Austri.
Sami Dobreva, majtas dhe Bardhec Seferi
“Bota sot”: Në vitin 1989 - 1990, dy shqiptarë në Goshk Jug, Dobreva e Xhafa, keni luajtur me sukses, si e përshkruani atë periudhë?
Sami Dobreva: Periudhë shumë e mirë dhe e paharrueshme. Liga e Dytë unike ish jugosllave, ka qenë shumë e fortë sikur liga e parë. Kam kaluar shumë mirë unë e Agim Xhafa i Pejës.
“Bota sot”: A keni pasur emocione kur keni luajtur kundër Prishtinës?
Sami Dobreva: Veç kush gënjen, në fillim ke emocione.
Është e paharrueshme loja me Prishtinën në muajin e Ramazanit, plot stadiumi, Prishtina fitoi në minutën e fundit nga penalltia.
“Bota sot”: A e vizitoni Kosovën?
Sami Dobreva: Çdo vjet ka 1 muaj.
“Bota sot”: Pas Goshk Jugut, ku shkuat pastaj?
Sami Dobreva: Në Austri sepse nuk kisha të drejtë të luaj në asnjërën Republikë të ish Jugosllavisë, pasi që filloi lufta në Kroaci. Luajta për 6 muaj në ligën e pestë shkaku i letrave. Pastaj në Slloveni për 7 vite.
“Bota sot”: Tani jetoni në Londër, me çfarë merreni më shumë?
Sami Dobreva: Punoj në ndërtimtari.
“Bota sot”: Në Slloveni, si kaluat?
Sami Dobreva: Mirë, kam luajtur për Korotanin dhe pastaj edhe në Dravograd.
“Bota sot”: A merren me sport fëmijët tuaj?
Sami Dobreva: Po, vajza e vogël luan për Bellerikin në Ligen e Tretë të Anglisë. Ajo është 19 – vjeçare dhe luan në pozitën e mbrojtëses.