Momentalisht janë duke u zhvilluar katër ndeshje në Premier Ligën angleze, ku pas përfundimit të pjesës së parë kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara, ndryshim rezultati nuk ka vetëm në stadiumin “Stamford Bridge”, ku Chelsea është duke barazuar pa gola me skuadrën e Wolverhampton.
Ndërkaq, në ndeshjen mes Burnleyt e Aston Villas, kjo e fundit hynë drejt zhveshtores në epërsi prej dy golave, respektivisht me rezultat 0:2.
Me rezultat të njëjtë 2:0 është duke kryesuar edhe skuadra e Bretnfordit kundër Southamptonit të Armando Brojës.
Rezultatet e pjesëve të para të ndeshjeve në Premier Ligën angleze i gjeni më poshtë.
Brentford 2:0 Southampton
Burnley 0:2 Aston Villa
Chelsea 0:0 Wolverhampton
Crystal Palace 1:0 Watford