Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është figura qendrore e ndeshjes, i cili është më i merituari që Torino nuk pësoi humbje me të thellë.
Napoli triumfon me rezultat 1:0 në konak të Napolit.
Portieri Berisha dhe futbollisti Mërgim Vojvoda u paraqitën standardë për Torinon, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 66-të dhe 11 minuta më herë u ndëshkua me karton të verdhë.
Amir Rrahmani si zakonisht standard te Napoli.
Në minutën e 60-të, Insigne godet nga penalltia në anën e djathtë gjysmë lartë por Berisha si trim i vërtetë e pret dhe e dëbon në korrne.
Në minutën e 73-të Ruiz shënoi për fitoren e Napolit. Napoli renditet në vend të tretë me 73 pikë pas 36 jave e Torino është e dhjeta me 47 pikë.
Berisha vlerësohet me notën më të mirë, 7.9 nga faqja e specializuar "Soffascore", ndërsa Vojvoda me 7.2 dhe Rrahmani me 6.3.