Besa e Pejës përfundimisht fundoset, nuk e fiton duelin direkt me Drenasin në ndeshjen e javës së parafundit (26-të) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Besa ndahet baras (0:0) me Drenasin, pikë e madhe për mysafirët me shije të fitores.
Besa është në fund me 26 pikë e Drenasi i parafundit (i nënti) me 29 pikë.
Besa e traditës, sot po dëshpëron! Vëllaznimi si vendas mposhtet me rezultat 1:3 nga Trepça.
Renditja pas javës së 26-të: Trepça ’89 kryeson me 57 pikë, pasojnë Liria 55, Vëllaznimi 34, A&N 34, Rahoveci 33, Istogu 32, Phoniex 32, Trepça 32, Drenasi 29 dhe Besa 26.
Grupi A
Phoenix - Istogu 2:3
Trepça ‘89 - Rahoveci 5:0
Liria - A&N 0:0
Vellaznimi - Trepça 1:3
Besa - Drenasi 0:0