Futbollistët e Ferizajt shënuan fitore me rezultat minimal 2:1 ndaj Kikës së Hogoshtit, në ndeshjen e javës së parafundit (26-të) të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Kryetrajneri Arbnor Morina me futbollistët festuan titullin e kampionit në këtë rang garash para shumë tifozëve që ishin në stadiumin prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ferizajt kupën e kampionit ia dorëzoi Agim Ademi. Presidenti i FC Ferizaj, Lulzim Abazi, me punën që ka bërë me stafin e tij, arritën qëllimin, që ta rikthejnë klubin në elitë, aty ku e ka vendin.
Vitia e humbi sfidën direkte nga rivali fqinj, Vllaznia e Pozheranit, me rezultat 1:3, Vitia përfundimisht bie nga liga, ndërsa Vllaznia mori tre pikë për t’i ikë zonës së barazhit.
Ferizaj kryeson me 59 pikë, pasojnë Vushtrria 46, Fushë Kosova 41, 2 Korriku 39, Arbëria 32, Ramiz Sadiku 31, Flamurtari 31, Vllaznia 28, Kika 26 dhe Vitia 22.
Rezutatet
Ferizaj - Kika 2:1
R. Sadiku – F. Kosova 2:3
Vitia - Vllaznia P. 1:3
2. Korriku - Arbëria 2:1
Vushtria - Flamurtari 1:3