Bristol Roversit i duhej fitore me 7 gola diferencë për t’u ngjitur në Kategori, fiton 7:0 në ndeshjen e fundit!
Një çmenduri e vërtetë me plot kuptimin e fjalës ka ndodhur me Bristol Rovers në Angli.
Teksa po zhvillohej ndeshja e fundit, kjo skuadër po luftonte me Northampton për biletën e fundit që të jepte ngjitjen direkte për në “League One”.
Northampton arriti të fitonte me shifrat 1-3 në transfertë dhe Bristol Roversit i duhej triumfi me 7 gola diferencë.
Asnjë problem, Bristoli arriti që të fitonte me rezultatin 7-0 ndaj Scunthurpe në ndeshjen e fundit. Kështu ky ekip ka arritur që të ngjitet në një Kategori më tepër dhe ka sjellë festën e madhe për tifozët që nuk mund t’i besonin syve për suksesin e arritur.