Magdeburg është kampion i Bundesliga III dhe nga edicioni i ri do të garojë në Bundesliga II.
Futbollisti me prejardhje shqiptare e me nënshtetësi gjermane, Jason Çeka, luan me sukses për ekipin gjerman, sot u paraqit 72 minuta duke kontribuar në fitoren e Magdeburgut me rezultat 4:0 ndaj Munich 1986, në ndeshjen e javës së 37-të.
Çeka festoi me shqiponjën dykrenare inkuadrimin në Bundesliga II.
Magdeburg, foto Eroll Popova
22 vjeçari ka pasur një edicion të jashtëzakonshëm, nga 35 ndeshje 10 gola e 7 asistime.
Magdeburg është kampion me 75 pikë, duke lënë pas Braunschweig-in me 64 e Kaiserslautern-in me 63.
Çeka është në formën më të mirë, a do t’i bie në sy selektorit të Shqipërisë, Edi Reja.