Nuk ka më shumë se 16 vjeç por e ka për zemër zhonglimin qysh nga fëmijëria.
Është talentja Albina Peci nga Mitrovica, e cila sot ka arritur rreth 1000 pikë në zhonglim.
Synimi i saj është të shumëfishojë pikët në të ardhmen.
Nga ana tjetër stërvitet me klubin e Mitrovicës me trajneren Hava Dakaj.
“Zhonglimin e kam hobi si fëmijëri, ëndrra ime është të bëhet një futbolliste e spikatur”, thotë Albina për gazetën “Bota sot”.
Ajo tash e një kohë stërvitet duke synuar që sa më shpejt të jetë edhe pjesë e përbërjes së parë të ekipit.