Futbollisti Leart Prapashtica sot u paraqit me sukses për ekipin e seniorëve të Ramiz Sadikut në përballje me Fushë Kosovën.
Ramiz Sadiku mposhtet si vendas me rezultat 3:2 nga Fushë Kosova, në ndeshjen e javës së 26-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Learti është djali i ish portierit Nsar Prapashtica.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/07/auto_Capture1651948057.jpg)
Protokolli i ndeshjes
Ai luan mbrojtës dhe sot bëri paraqitje të mirë.
Djaloshi është 17 vjeç, ka disa ndeshje që luan për seniorët, një talent që premton shumë.
Ndryshe rrjedhë nga një familje sportistësh, përveç babait, edhe axha i tij, Enveri, ka qenë prej sulmuesve më të mirë në Kosovë.