Legjenda e futbollit, Kujtim Shala, si gjithmonë është i përkushtuar në familje dhe gjithmonë mirënjohës bashkëshortes së tij, Jehonës.
Shala ka postuar dy foto dhe ia ka dedikuar një shkrim special bashkëshortes.
Ai ka dy djem e dy vajza.
Kujtim Shala me Jehonën
“Vetëm ty të dua, Jehona ime.
Dashnia e jetës time, Jehona.
Ti që mi dhurove 4 fëmijë”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.
Kujtim Shala ka luajtur për Lirinë e Prizrenit, Partizanin e Beogradit, Prishtinën, Dinamon e Zagrebit, në ekipet elite të Francës dhe të Gjermanisë.
Ai ka luajtur edhe një ndeshje për Kombëtaren e Kroacisë në përballjen revyale me Shtetet e Bashkuaar të Amerikës pikërisht me 17 tetor të vitit 1990, ende pa u shpërbë Jugosllavia artificiale, ndeshje që pati bërë bujë të madhe dhe në anën tjetër ish jugosllavët u nervozuan shumë për këtë ndeshje në “Maksimir”.