Ka përfunduar pjesa e parë në derbin anglez mes Liverpoolit e Tottenham, ku të dy skuadrat ende nuk e kanë gjetur golin.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, gjiganti anglez Liverpool është duke barazuar 0:0 me skuadrën e Tottenhamit.
Pavarësisht një pjese të parë ku skuadra e Liverpoolit kishte paraqitje më të bukur, portieri Hugo Lloris ishte në nivelin e tij duke mbajtur portën e paprekur.
Në anën tjetër, Alisson i Liverpoolit nuk u testua shumë gjatë kësaj pjese të parë, ku kishte vetëm një goditje drejt kuadratit të tij.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.