Liverpooli gabon si vendas, barazon me rezultat 1:1 me Tottenhamin, në takimin e javës së 36-të në Premier League.
Një barazim që ia vështirëson edhe shumë punën në luftë për titullin e kampionit.
Në minutën e 56-të, futbollisti Son Heung-Min kaloi në epërsi Tottenhamin.
Vendasit pas shumë orvatjeve barazojnë rezultatin.
Diaz shënon gol të bukur nga rreth 19-20 metra, 1:1.
Portieri mysafirë Lloris mbetet i shtangur teksa shikon topin duke u futur në rrjetë në këndin e djathtë të poshtëm.
Liverpooli kryeson me 83 pikë, ka baras pikë me Manchester Cityn, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak të luajtur dhe Tottenham renditet në pozitën e pestë me 62.