Manchester Utd i ka thënë sot lamtumirë edhe matematikisht mundësisë që të kualifikohet në Ligën e Kampioneve. Humbja turpëruese 4:0 ndaj Brrighton ka bërë që “djajtë e kuq” të jenë matematikisht jashtë garës dhe tani duhet të mendojnë për Ligën e Europës.
Një disfatë për klubin e sidomos për “Mr. Champions”, Cristiano Ronaldon.
Sulmuesi portugez, thuajse gjatë gjithë karrierës së tij ia kishte dalë që të siguronte pjesëmarrjen në turneun më të rëndësishëm për klube e mendonte se me Junajtid do ta kishte të sigurt gjithashtu.
Kudo që kishte luajtur, Ronaldo kishte siguruar për 19 vite radhazi praninë në Ligën e Kampioneve në edicionin pasardhës.
Për herë të fundit, ai nuk ia kishte dalë të siguronte Champions me një klub në sezonin 2002-2003, kur luante te Sporting Lisbona. Asokohe, skuadra e tij u rendit në vendin e tretë në kampionat e kështu, nuk ia doli që të merrte pjesë në turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.
Klubi, sepse Ronaldo pikërisht në vitin 2003 u transferua te Manchester Utd për herën e parë dhe nga aty nisi rrugëtimi i tij që e ktheu në “Mr Champions”.