Pas humbjes 4-0 të Manchester United ndaj Brighton në ndeshjen e parafundit të Premierligës, ikona e boksit Tyson Fury sulmoi Cristiano Ronaldon dhe bashkëlojtarët e tij, duke u thënë të gjithëve që të pensionohen.
Fury është një tifoz i vjetër i klubit të tij të lindjes dhe madje i tha Ronaldos se qyteti i Mançesterit nuk ishte mjaftueshëm i madh për të dy kur futbollisti 37-vjeçar u kthye në United.
Edhe pse Fury po bënte shaka kur i bëri ato komente, këtë herë ai ishte shumë serioz.
“Më dëgjoni, mos u shqetësoni që Gypsy King po pensionohet. Çfarë thoni ju United? Pse ata nuk pensinohen? Largohuni!”, tha Fury.
Manchester United edhe matematikisht i humbi gjasat për kualifikim në Champions League edicionin e ardhshëm.