Klopp flet pas barazimit ndaj Tottenhamit

Futboll

Klopp flet pas barazimit ndaj Tottenhamit

Më: 8 maj 2022 Në ora: 09:45
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dhënë komentet e tij në lidhje me ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur.

‘Reds’ kanë bërë një hap fals në garën për titull të Premier Ligës, pas barazimit të mbrëmshëm ndaj ‘Spurs’.

Pas ndeshjes edhe trajneri i Liverpoolit foli për mediat.

Loja e fokusuar vetëm në mbrojtje, siç bëri Tottenham nuk i ka pëlqyer gjermanit.

“Më vjen keq, jam personi i gabuar që pyes për mbrojtjen e Spurs, por nuk më pëlqen ky lloj futbolli. Ky është mendimi im personal. Mendoj se janë lojtarë të klasit botëror dhe duhet të bëjnë më shumë për lojën”, ishin fjalët e Klopp.

Pas barazimit Liverpooli janë përkohësisht në vendin e parë me 83 pikë, aq sa ka edhe Manchester City por ata kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat