Manchester Utd mori mbrëmjen e djeshme një humbje turpëruese. “Djajtë e kuq“ u mposhtën me rezultatin e thellë 4-0 nga Brighton, duke humbur kështu çdo mundësi për të qenë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Kjo humbje ka ngjallur pakënaqësi të madhe te tifozët, të cilët kanë kritikuar në kor lojtarët e tyre, që i kanë quajur si të padenjë për Manchester Utd Bruno Fernandez ka pranuar tërësisht kritikat në prononcimin e dhënë pas sfidës, teksa u shpreh se ajo çfarë dha në fushë nuk mjafton për fanellën e “djajve të kuq“.
“Unë jam një prej atyre njerëzve.
Ajo çfarë bëmë sot, ajo çfarë bëra unë, nuk mjafton për fanellën e Mançester Junajtedit. E pranoj këtë”, ka thënë Bruno Fernandez.