Futbollisti i talentuar kumanovar, Agan Sulimani, dje i ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar një asist, duke u bërë lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Ohrid në ndeshjen e vlefshme të kampionatit të Ligës së dytë të Maqedonisë-gjenerata 2005.
Ndeshja Kumanova Milano 2010 (gjen. 2005) -Ohrid (gjen.2005) përfundoi me rezultat të thellë 7-1 për ekipin e trajnerëve Erkan dhe Oktaj Jusuf.
Me këtë triumf të thellë, Kumanova Milano 2010-gjenerata 2005, është shumë pranë titullit kampion dhe rikthimit në Superligë.
Sulimani për Open-TV tha se e kishte parashikuar se do të shënonte hat-trick në ndeshjen ndaj Ohrid.
Pas kësaj fitore, Kumanova Milano 2010 gjendet në vendin e parë me 52 pikë, sa ka edhe Ohrid në pozitën e dytë. Në ndeshjen e fundit kumanovarët udhëtojnë për në Strumicë, kurse Ohrid nuk ka më ndeshje.