Kristian Asllani gjeti golin e parë në Serie A përballë Interit. Mesfushori i talentuar shqiptar shfaqi gjithë kualitetin e tij në rrjetën kundër zikaltërve të Inzaghit, që përmbysën gjithçka dhe fituan 4-2.
Inkursion fantastik, marrje e bukur e topit dhe finalizim si bomber përballë Handanovic. Disa klube të mëdha po ndjekin me interes 19-vjeçarin (mes tyre edhe Interi) për të cilin ka zbuluar një prapaskenë interesante Lele Adani.
Opinionisti i njohur komentoi kualitetin e Asllanit në prononcimin për GDS: “Përpara ndeshjes pata një bisedë me Andreazzolin (trajneri i Empolit), të cilin e pyeta: ‘Deri ku mund të arrijë ky futbollist?’
Ai më drejtoi drejt fushës së San Siro-s duke më thënë: ‘Deri këtu’. Asllani është lojtar për skena të mëdha, për mua është lojtari i ri më i mirë në Serie A”, deklaroi Adani.