Xherdan Shaqirit me Chicago Fire nuk po i shkon diçka në tre javët e fundit, duke pësuar tre humbje rresht.
Shaqiri me ekipin e tij mbrëmë pësuan humbje të thellë me rezultat 4:1 nga Atlanta Utd, në ndeshjen e vlefshme të kampionatit amerikan në Konferencën e Lindjes.
Shaqiri në minutën e 11-të, jashtë 16-shit, asistoi për bukuri dhe Offor shënoi për 1:1. Pas këtij goli, Chicago pëson rezultat katastrofë.
Cisneros (3', 27' e 36'), Lennon (90+1') shënuan për Atlanta Utd dhe Offor (11') për Chicagon.
Atlanta është në vend të shtatë me 14 pikë e Chicago në fund me 10 sosh (i 14-ti). Chicago nga 10 ndeshje ka 2 fitore, 4 barazime e 4 humbje.
Shaqa u paraqit tërë takimin.