Shkëndija – Shkupi, flasin Omer Bunjaku dhe Artim Shaqiri

Futboll

Shkëndija – Shkupi, flasin Omer Bunjaku dhe Artim Shaqiri

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:52
Shkëndija – Shkupi, flasin Omer Bunjaku dhe Artim Shaqiri

Të dielën në stadiumin buzë Sharrit në Tetovë do të zhvillohet ndeshja derbi mes tanimë ish kampionit Shkëndijës dhe kampionit të ri ekipit të Shkupit. Në tribunat e stadiumit pritet numër i madh i tifozëve me që hyrja do të jetë e lirë, por pa pjesëmarrje të organizuar të tifo grupit “Shvercerat” pasi ndeshja është e shpallur “ndeshje me rrezik të lartë”.

Ndeshja derbi e javës së 32-të në Ligën e Parë të futbollit vendor duhet të jetë një festë e madhe futbolli, pasi takohen kampioni I sezonit të kaluar Shkëndija e Tetovës dhe Kampioni I këtij sezoni FC Shkupi. Federata e futbollit ndeshjen e së dielës në Tetovë e ka shpallur “ndeshje me rrezik të lartë”, që do të thotë se nuk do t’u lejohet pjesëmarrje në mënyrë organizuar të tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi, të cilët dëshironin që titullin e Kampionit ta festojnë në Tetovë. Nga tabori “kuqezi” thonë se vendimi është I drejtë.

ARTIM SHAQIRI – DREJTOR SPORTIV I KF SHKËNDIJA 

“Sa i përket vendimit të federatës për “ndeshje me rrezik të lartë”, e kemi pranuar atë vendim, në bisedime me Federatën dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, që kjo ndeshje është me të vërtetë me rrezik të lartë, jam i sigurt që nuk do të ketë organizime të tifo grupeve, duke pasur parasysh se nuk duam që ta dëmtojmë futbollin”

Por, FC Shkupi ka dyshime për këtë vvendim.

OMER BUNJAKU- DREJTOR SPORTIV I FC SHKUPI

“Federata dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka lejuar, por kryesia e Shkëndijës e ka pa që për momentin nuk mund të sigurojë një ndeshje, ndoshta ata e dinë më së miri dhe nuk mund të përgjigjem, kjo pyetje është për ato dhe iu besoj plotësisht nëse thonë se nuk munden dhe besoj që nuk munden. Nuk kam më shumë se çfarë të komentoj për atë pjesë, ato janë atje”.

Pavarësisht thumbimeve të ndërsjella midis grupeve të tifozëve “Ballistët” dhe “Shvercerët”, kryesisht nëpër rrjetet sociale, shumë futbolldashës, njohës të futbollit, veteranë të tifozerisë vazhdimisht bëjnë thirrje për “ulje të gjakrave”, pasi sipas tyre, ka tentativa për të krijuar tensione të panevojshme midis dy klubeve shqiptare dhe midis dy qyteteve Tetovës dhe Shkupit. Thirrjeve të këtilla u bashkangjiten edhe nga Shkëndija e Shkupi.

ARTIM SHAQIRI – DREJTOR SPORTIV I KF SHKËNDIJA 

“Të qetësohet një eufori e tepërt e cila është bë, sepse së fundi është futboll, dhe futbolli luhet për tifoz të cilët kënaqen në këto ndeshje dhe jo të bëhen ato gjërat të cilat janë bërë deri më sot, prandaj thash së pari të ketë një ndeshje të bukur ditën e diel”

OMER BUNJAKU – DREJTOR SPORTIV I FC SHKUPI

“Nuk duhet të jenë të nxehta më së pari, futbolli është lojë e bukur dhe të gjithë duhet të kënaqen duke e shikuar atë.”

Ndryshe, në 15 vitet e fundit, Kampionatin vendor të Futbollit e kanë fituar skuadra nga Shkupi e Tetova. Rezultati është 10 me 5 në të mirë të Shkupit. Në historinë 30 vjecare të futbollit në vend, vetëm katër qytete mund të lëvdërohen se kanë kampionë futbolli. Shkupi me 20 tituj, Tetova me 5, Prilepi me 2 dhe Kratova me 3 tituj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat