Chelsea gjen mbrojtës te Torino

Futboll

Chelsea gjen mbrojtës te Torino

Më: 8 maj 2022 Në ora: 12:57
Chelsea gjen mbrojtës te Torino

Chelsea është bërë tashmë me pronarë të rinj dhe parashikohet që gjatë merkatos së verës një sërë ndryshimet do të ndodhin te blutë e Londrës.

Disa lojtarë janë me valixhe në duar, pasi në fund të këtij sezoni do t’i japin lamtumirën Chelesea. Dy mbrojtësit qendror, Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen janë lojtarët e parë që do të largohen si futbollistë të lirë dhe klubi tanimë po mendon për zëvendësuesit e tyre.

Në radarët e bluve të Thomas Tuchel ka përfunduar qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer, i cili pëlqehet shumë nga tekniku i Chelsea, i cili ka dhënë edhe dritën jeshilë për këtë transferimin në “Stamford Bridges”.

Kapiteni i Torinos ka disa vite që po luan për mrekulli duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha, pasi në garë për të janë edhe Inter, Bayern Munich, Milan, Roma e Tottenham Hotspur.

Torino do ta lejonin largimin e kapitenit nëse arrin një ofertë prej 30 milionë eurove. 25-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 33 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat