Shalke ka siguruar zyrtarisht ditën e djeshme ngjitjen në Bundesliga pas një viti mungesë, duke mposhtur me përmbysje në stadiumin “Veltins Arena” St. Paulin me rezultatin 3-2.
Klubi nga Gelsenkirsheni, ka fituar Bundesliga 2 një javë përpara fundit të kampionatit, teksa rikthehet në elitën e futbollit gjerman për të konkurruar mes më të mirëve.
Pas festimeve të tifozëve, radhën e kishin dhe lojtarët ku skenën e mori portieri i Shalkes, Ralf Fahraman, i cili ka festuar në mënyrë epike me arkën me birrë mbi supe.
Gjermanët njihen si dashamirës së birrës dhe gardiani i skuadrës nga Gelsenkirsheni e ka vërtetuar më së miri këtë gjë.
Në një javë përpara fundit të kampionatit, Shalke ndodhet në vendin e parë në kuotën e 62 pikëve në Bundesliga 2, ku deri tani në 33 javë ka koleksionuar 19 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje, me një golavarazh 70:43.