Struga Trim Lum sot (17.00) kërkon pikë në stadiumin Gjorgje Petrov, në përballje me Makedonija GP, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare është e përgatitur çdo aspekt dhe premton lojë sa më të mirë.
Futbollisti i Strugës, Valentin Koçoski, shprehet optimist: “Duam plasman sa më të mirë në renditjen tabelare, ashtu që edhe në ndeshjen në Gjorçe Petrov kundër Makedonija GJ.P, luajmë për rezultat pozitiv..
Edhe një pikë për ne do të ishte një rezultat i mirë, mirëpo nëse përsërisim lojërat e mira si në ndeshjet e kaluara, besoj se do të arrijmë të marrim 3 pikët e plota”.